E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Frikë për sulme terroriste në SHBA, mes të evakuuarve nga Afganistani mund të ketë xhihadistë

Shtetet e Bashkuara janë “në gatishmëri të lartë” nga frika e sulmeve në territorin amerikan pas evakuimeve që po bëhën nga Afganistani apo edhe sulmit të fundit në aeroportin e Kabulit.

 Lajmi u raportua nga CNN, duke cituar disa takime mes atyre që ishin përgjegjës për sigurinë federale dhe autoriteteve të drejtësisë amerikane. 

Gjithashtu ekziston rreziku i infiltrimit të qelizave të ISIS ose al Kaedës në procesin e evakuimit të refugjatëve afganë në SHBA.

Ndërkohë Ambasada amerikane në Kabul kthehet të paralajmërojë amerikanët në Afganistan, duke I kërkuar të mos shkojnë në aeroport pasi rruga nuk është aspak e sigurtë dhe ka kërcënime për sigurine të tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë