E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Frikë për një valë të dytë, Kina fut në karantinë qytetin në kufi me Rusinë

Të shqetësuar për valën e dytë të infeksioneve në Kinë, autoritetet kanë vendosur të fusinn në karantinë provincën veriore të Heilongjiang në kufi me Rusinë.

 

Vendimi erdhi pas 25 rasteve të importuara me ardhjen e udhëtarëve nga Rusia. Banorët janë të detyruar të qëndrojnë në komplekset e banimit dhe vetëm një person për familje do të jetë në gjendje të dalë çdo tre ditë për të blerë gjërat e nevojshme.

 

Reklamë

Kina ka regjistruar të martën 62 raste të reja, nga të cilët 59 të importuara. Po ashtu, raportohet për dy vdekje të tjera. Të infektuarit në total në Kinë janë 81.902, nga të cilët 3.333 të vdekur, 77.279 të shëruar dhe 1.190 po trajtohen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë