E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Frikë për një sulm të mundshëm, baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë

Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen ka rritur nivelin e sigurisë, pas sipas zyrtarëve, i frikësohen një kërcënimi të mundshëm.

“Si masë paraprake, i gjithë personeli thelbësor, që nuk është me mision është larguar nga baza. Siguria e personelit është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë sipas planit”, thuhej në njoftimin e publikuar në platformën “X”.

Kjo është hera e dytë që baza ku ndodhet flota e avionëve vëzhgues ‘AËACS’ të NATO-s, rrit nivelin e sigurisë, që pas një incidenti javën e kaluar, kur një bazë ushtarake në Këln, u mbyll përkohësisht ndërsa autoritetet po hetonin rreth dyshimeve për një sabotim të mundshëm në furnizimin me ujë të saj.

Në të njëjtën ditë, baza në Geilenkirchen njoftoi gjithashtu për një incident, një tentativë për t’u futur brenda territorit të saj, çka nxiti dhe zbrazjen e plotë të mjediseve. Në qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se sulmet e fundit ishin rezultat i inteligjencës ruse e cila po bëhej gjithnjë e më aktive.

Disa incidente në vitet e fundit në territorin e NATO-s janë trajtuar si të dyshimta nga ekspertët. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë