6 subjekte në Vlorë janë evidentuar deri më tani që kanë patur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët pulë me salmonelë, pas një kontrolli që AKU ka kryer në këtë qytet.
Subjektet që kanë patur sasi të konsiderueshme të pulave me Salmonelë, kanë qenë markete por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve.
Mësohet gjithashtu se nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme pulash me Salmonelë të evidentuar deri më tani.
Por edhe “fast food-e” të cilat janë kryesisht afër shkollave dhe në qytet. Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe “fast food-eve” që kanë tregtuar edhe më i madh.
Sipas burimeve ka dyshime që pas daljes së lajmit, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur pavarësisht nëse ka qenë ose jo me salmonelë për t’i shpëtuar kontrolleve.
Ndërkohë konfirmohet se kontrollet do të vijojnë. Skandali me sigurinë ushqimore u zbulua disa ditë më parë, ku u njoftua se nga Brazili në Shqipëri kanë hyrë 7.9 ton mish pule me salmonelë./vizionplus.tv





