300 pasagjerë të një avioni të nisur nga Roma janë bllokuar nga autoritetet e aeroportit të Mauritius në ishujt e Oqeanit Indian.

Frika se ndonjë nga udhëtarët mund të jetë me koronavirus, duke qënë se vjen nga një vend ku pacientet po shtohen orë pas orë, ka bërë që drejtuesit e aeroportit të marrin këtë vendim drastic.

Avioni është ulur në piste këtë të hënë,  por askush nuk ka dal jashtë. Dy opsione kanë lënë autoritetet aeroportuale, kthim pas të avionit të linjës “Alitalia” në Romë ose vendosje në karantinë për 2 javë për 300 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *