Paniku nga koronavirusi sjell ngjarje të cuditshme dhe të dhunshme në vende të ndryshme të botës.
Rasti I fundit I raportuar në mediat italiane ka ndodhur në jug të këtij vendi, konkretisht në Kaljari.
Një shtetas filipinez është ngaterruar për kinez dhe është ofenduar e dhunuar derisa e kanë detyruar të zbresë nga autobuzi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të enjtes. 31 vjecari filipinez punonte si kamarier dhe pasi la punën në orët e vota u fut në autobus.
Mirëpo tre të rinj italiane e kanë marrë për kinez dhe e kanë akuzuar fillimisht se ai poi u sillte koronavirusin dhe më pas e kanë goditur duke e zbritur nga autobuzi.
I riu emigrant ekonomik në Itali bëri denoncim në polici dhe duhet të qëndroje 30 ditë në spital nga traumat që ka pësuar.