Subscribe

I zgjedhuri kryetar i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, po njihet me masën e sigurisë përballë togave të zeza të Gjykatës së Posaçme.

 

Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në procesin zgjedhor.

 

Sipas dosjes hetimore, ai paguante nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë, ose nga 50 deri në 200 euro në këmbim të votës.

 

Ndërsa të infiltruarit të prokurorisë, që kishte rolin e ndërmjetësit mes Belerit dhe qytetarëve, iu premtua një shumë prej 300 eurosh.

 

Vetë qytetarëve të Himarës, Beleri u kishte premtuar gjithashtu edhe pensione dhe nënshtetësinë greke.

 

Ai u arrestua pak orë përpara nisjes së procesit të votimit në lokalin e tij në Himarë, së bashku me Pandeli Kokoveshin.

 

Nga gjykata e Vlorës, kandidati i “Bashkë Fitojmë” u la nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

 

Një ditë më parë, Fredi Beleri u transferua nga Vlora për në paraburgimin e Tiranës.

 

Pavarësisht se ndodhej në qeli, Fredi Beleri arriti të fitonte garën për kryebashkiak përballë rivalit të tij, kandidatit të Partisë Socialiste, Jorgo Goro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *