E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Fotoja e Bashës me gruan në makinë/ Braçe: Vendos rripin, o rryp! Nuk je ndryshe nga…

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas fotos së publikuar nga bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Aurela Basha, ku Lulzim Basha shfaqet duke drejtuar mjetin, por pa rripin e sigurimit.

 

Përmes një postimi në “Instagram”, Braçe shkruan: Vendos rripin ooooo rryp! Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh në drekë; Ligji nuk ndryshon se je ti!”

 

Aurela Bashën e kemi parë kohët e fundit tepër aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë nxjerr momente me bashkëshortin e saj, teksa ky i fundit shfaqet duke i lexuar të bijës, si dhe duke gatuar në shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë