Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, ku mbeti i vrarë boksieri shqiptar Besar Nimani. Ai u qëllua në rrugë, teksa ishte duke dalë nga një restorant.

Personat që shini në foto, të identifikuar si Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt janë autorët shpallur në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po i kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.

“Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruhet në mediat gjermane.

Ndërkohë të enjten do të bëhet varrimi i ish-boksierit kosovar, Besar Nimani.

Vëllai i ish boksierit përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se varrimi i Besarit do të bëhet në Bielefeld të Gjermanisë.

Varrimi i Besar Nimanit do të bëhet të enjten me 14.03.2024 ne Bielefeld nga ora 10:00 e mëngjesit në varrezat e myslimanëve”, ka shkruar Berati

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *