E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

FOTO/ Vizion Plus siguron modelin e fletës së votimit, formatet ku do votohet në zgjedhjet e 11 majit

Këto që shihni në foto janë dy variantet se si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori, fleta e votimit është më e madhe krahasuar me fleta të votimit në zgjedhje të mëparshme.

     

Fleta e votimit për qarkun Tiranë iu është dërguar partive politike për konsultim.

Reklamë

Gazetari Qori mëson se fleta e parë (horizontal) është më e preferueshme, por ende nuk ka një vendim përfundimtar se cila do të jetë në zgjedhjet e 11 majit.

Në fleta nuk është shënuar ndonjë subjekt apo emër kandidati.

Gjithashtu Vizion Plus ka siguruar edhe dy formatet për qarkun Fier dhe Gjirokastër.

Qarku Gjirokastër

   

 

Qarku Fier

   

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë