Ky që shihni në foton e mësipërme është Renato Feri, efektivi i Rrugores i cili u kap duke me lëndë narkotike në makinë.

 

Feri u arrestua në Dhjetor por nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve. Pasi u pikas nga forcat Shqiponja, ata i kanë bërë me shenjë që të ndalonte por ai ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve.

 

Ndalimi u bë i mundur më pas në afërsi të rreth rrotullimit të TEG-ut. Pas kapjes, policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre, efektiv i Rrugores. Brenda mjetit gjatë kontrollit u gjet kanabis sativa. Gjithashtu dhe në momentin që është kapur ai ka vazhduar ofendimet ndaj kolegëve të tij.

 

Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Feri është përjashtuar me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku. Mbi të rëndojnë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *