Një 58-vjeçar ka rënë në pranga në Librazhd, pasi u kap duke prerë pyje në parqet kombëtare “Shebenik” dhe “Gavadec”. Në banesën e të arrestuarit u gjet një sasi drush për zjarr që dyshohet se janë prerë në këto parqe, në kundërshtim me ligjin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të kontrolleve gjatë ditës dhe natës, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në bashkëpunim me inspektorët për mbrojtjen e pyjeve, kanë evidentuar dhe goditur disa raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Për to, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 58 vjeç dhe u shpall në kërkim një 16-vjeçar, të dy banues në fshatin Rrajcë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve mars dhe prill 2024, kanë prerë dru për zjarr, në zonat e mbrojtura të parqeve “Shebenik” dhe “Gavadec”.

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit Sh. B., u gjet lëndë drusore, e dyshuar e përfituar në kundërshtim me ligjin.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme”, njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *