Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë...

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama:...

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit...

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për...

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave...

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

FOTO/ Trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë, kush janë 6 personat që u arrestuan në vendin tonë

13 Dhjetor 13:13

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar fotot e personave të arrestuar pas finalizimit të një operacioni të përbashkët Kosovë-Shqipëri kundër trafikut të armëve.

Në Shqipëri u arrestuan 6 persona, Euxhenio Manushi, 20-vjeç, Endri Papa, 34-vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç, Kleu Mucalliu, 26-vjeç; dhe Tonin Shkami, 53-vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

"30 gram kokainë për një pistoletë", detaje nga trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë, baza dyshohet se ishte në Tiranë
Burg për trafikantët e armëve, pesë të arrestuarit mohojnë të kenë kryer trafik ndërkombëtar

Ndërsa në Kosovë u lëshuan 8 urdhër-arreste.

Siç raportoi Vizion Plus më herët një prej të arrestuarve është Valter Osmani, banues në Kombinat, Tiranë.

Valter Osmani

Osmani shkonte shpesh në Kosovë për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë me bashkëpunëtorë të tjerë me makina dhe autobus.

Ai pritet që në vijim të ekstradohet në Shqipëri pasi të gjitha provat kundër tij janë gjetur këtu.

Kleos Mucalliu
Gersi Llozhi
Aurel Manreka
Tonin Shambi
Endri Papa
Euxhenio Manushi

Sektori kundër trafiqeve në Policinë e Tiranës finalizoi një tjetër operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të armëve të zjarrit.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës si dhe i mbështetur nga Europol dhe Eurojust.

Në total u lëshuan 14 urdhëra arresti, konkretisht 8 shtetas nga Kosova dhe 6 nga Shqipëria, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim.

Në grupin e personave të përfshirë në këtë skemë kriminale në vendin tonë, është edhe Euxhenio Manushi, i cili është arrestuar pak ditë me parë nga Antidroga e Tiranës së bashku me Klajdi Serjanin me 1 kg kokainë të pastër.

Drejtori i Policisë së Tiranës Elton Alushi në një konferencë të përbashkët me palën kosovare nga pika kufitare e Morinës tha ditën e djeshme se në total gjatë operacioneve janë kapur 64 armë zjarri të llojeve të ndryshme.

“Në total, gjatë hetimeve janë sekuestruar 64 armë zjarri dhe municione luftarake, ku 23 armë janë sekuestruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe 41 armë janë sekuestruar në Kosovë. Janë ndaluar gjithsej 10 shtetas, 6 prej të cilëve më datë 11.12.2024, iu është ekzekutuar masa e ndalimit me urdhër të prokurorit”, tha Alushi.

Alushi shtoi se ky grup kriminal prej disa kohësh trafikonte drogë dhe armë zjarri nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas. Sipas tij operacioni ka nisur që në muajin shkurt të këtij viti.

“Hetimet për finalizimin e dy fazave të këtij operacioni nisën në shkurt të vitit 2024, në Tiranë, pas  informacioneve informative të grumbulluara nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, për dyshimin se shtetasi V. O., në bashkëpunim me persona të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, ishin të përfshirë në trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, dhe të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, nga Shqipëria në Kosovë”, tha Alushi.

Operacioni ka nisur nga Sektori kundër Trafiqeve në Policinë e Tiranës në muajin shkurt të 2024 kur u arrestuan disa persona që kishin trafikuar armë të modeleve të reja nga Kosova.

Pas hetimeve dhe përgjimeve Policia e Tiranës zbuloi skemën e trafikut të drogës dhe të armëve duke vendosur në dijeni ndërkombëtarët deri në finalizimin e këtij operacioni.

Ky grup kriminal trafikonte armë me autobus dhe vetura nga Kosova drejt Shqipërisë. Ndëkohë që nga Kosova dërgoheshin armë edhe drejt vendeve të BE. Hetimet kanë treguar se nga Turqia vinin një pjesë e pistoletave që modifikoheshin më pas në Kosovë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Kishte kultivuar 215 bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari në Bulqizë

më shumë...

AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita në Kosovë akuzon Albin Kurtin për shkelje të ligjit

më shumë...

Me pistoletë të mbështjellë me letër kuzhinë në makinë, policia: 26 vjeçari do e shiste

më shumë...

Zjarr gjatë mesnatës në Malësinë e Madhe, digjen disa shtëpi të pabanuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:38

E rëndë në Prizren, vritet 81-vjeçarja, autori...

12:48

Kishte kultivuar 215 bimë narkotike, arrestohet në...

12:25

AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita...

12:24

Me pistoletë të mbështjellë me letër kuzhinë...

12:19

Zjarr gjatë mesnatës në Malësinë e Madhe,...

12:02

Qëlloi me armë ndaj të riut në...

11:51

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë...

11:24

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës...

11:01

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis...

10:51

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2...

10:45

Kush janë dy gratë që erdhën nga...

10:26

Zjarri përfshin fshatin Skrevan gjatë natës, zjarrfikësit...

10:24

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e...

10:22

Zjarri në malin e Shashicës vihet nën...

10:05

Dalin pamjet, Ylli Zalla nuk u vetëdorëzua,...

9:59

Humb jetën i dënuari në burgun e...

9:42

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të...

9:37

Lamallari pret në Rinas 5 shqiptarët e...

9:29

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon...

9:12

Sot, 116 vjet nga lindja e Nënë...

Më të klikuarat

  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e a...
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në një lokal në Tiranë, të rinj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.