Ishulli grek, Santorini është “zbrazur” nga mijëra banorë, punëtorë dhe vizitorë, të cilët u larguan nga frika e një shpërthimi më të madh të tërmeteve.
Fotot e publikuara nga mediat greke tregojnë rrugët bosh të ishullit aq të preferuar nga turistët, por edhe me një numër goxha banorësh vendas dhe të ardhur, mes tyre edhe shqiptarë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Të ndjesh se toka dridhet kaq shpesh është shumë shqetësuese. Ne vendasit, jemi mësuar me tërmetet. Ishte vullkani, frika se mund të shpërthejë dhe të fillojë të nxjerrë tym shumë toksik, ky ishte shqetësimi ynë i vërtetë”, tha një banore që vendosi të braktiste ishullin nga frika.

Brenda një jave janë regjistruar mbi 6,400 tërmete në zonën midis Santorinit dhe Amorgos, thuhet në një deklaratë nga Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.
“Shkalla e magnitudës po rritet, ndërsa sekuencat e pasgoditjeve karakterizohen nga një shpërndarje kohore në rënie e tërmeteve, me magnitudën e pasgoditjes më të madhe zakonisht më të vogël se ~ 0.5 krahasuar me tërmetin kryesor”, thonë ekspertët grekë.







