Policia po i “jep doren e fundit” përgatitjeve për protestën e opozitës, e cila do të mbahet në orën 17:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.

Efektivët kanë vendosur gardh metalik përballë Kryeministrisë, ndërkohë po vendoset edhe podiumi nga ku do të flasin përfaqësuesit e opozitës

Lexo edhe :

Related Posts

I pranishëm sot në protestë nuk do të jetë ish-kryeministri Sali Berisha pasi ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por pritet që ai t’u drejtohet qytetarëve me një video mesazh.

Për mbarëvajtjen e protestës, në terren do të jenë mbi 1 mijë efektivë nga Policia e Rendit, Shqiponjat, FSK dhe RENEA. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj bëri me dije se në terren do të ketë edhe autobote me ujë dhe gaz lotsjellës, që do të përdoren vetëm në rast se sulmohen institucionet dhe efekticët e policisë me sende të forta.

Një ditë më parë, deputetja Albana Vokshi në një intervistë për Vizion Plus bëri me dije se  qytetarët kanë shumë arsye për të dalë në shesh, ndërsa u shpreh besimplotë se numri i tyre do të jetë shumë i lartë. Vokshi tha se protesta nuk do të jetë me ngjyrime politike, por e qytetarëve të ndershëm që po vuajnë sipas saj nga sistemi diktatorial i Edi Ramës.

Data 20 shkurt është ditë e rëndësishme jo vetëm për PD e demokratët por edhe për qytetarët. Para 33 viteve kjo datë ishte rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës dhe ishte një pikë kthese e pluralizmit në shqipëri. Kjo është arsyeja pse opozita ka thirrur protestën në këtë datë dhe janë ftuar të gjithë qytetarët, pa ngjyrime politike. Arsyeja pse ftuam të gjithë qytetarët, është se ata kanë 1001 arsye për të protestuar, por më e madhja është për të rikthyer lirinë dhe demokracinë. Jemi në një regjim dhe të dalim për të protestuar”, tha Vokshi një ditë më parë për Vizion Plus.

Për mbarëvajtjen e protestës, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara, duke nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza” apo edhe “Rruga e Elbasanit”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *