E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

FOTO/ Një nga njerëzit e rrallë që mund të shohë legjendën e F1, kush është partnerja e djalit të Schumacher

Nusja e ardhshme e Michael Schumacher, Laila Hasanovic, është një nga njerëzit e paktë jashtë familjes së tij që ka shansin të shohë legjendën e F1.

Ajo është partnerja 24-vjeçare e djalit të vogël të Michael Schumacher, Mick.

Laila lindi në Bosnje, por u rrit në një qytet të vogël në Danimarkë përpara se të transferohej në Kopenhagë në moshën 19-vjeçare. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka mbi 300 mijë ndjekës në Instagram.

Reklamë

Çifti kanë qenë së bashku për 18 muaj, ndërsa Bild raporton se që nga fillimi i lidhjes së tyre, ajo ishte e vetmja partnere e lejuar për të parë ‘vjehrrin’ e saj.

Michael Schumacher u shfaq për herë të parë në publik pak ditë më parë, në dasmën e vajzës së tij, Gina, në shtëpinë e tyre familjare në Spanjë.

Është hera e parë që njerëzit e afërt e shohin atë jashtë që kur pësoi një dëmtim të trurit që i ndryshoi jetën gjatë skijimit në dhjetor 2013./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë