E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

FOTO/ Motori që drejtonte u përplas me makinën, ky është 22-vjeçari që humbi jetën në Vlorë

I riu në foto është Fatjon Kasaj, 22-vjeçari i cili humbi jetën pas aksidentit të ndodhur në Vlorë ditën e sotme.

Motori që drejtohej nga 22-vjeçari Kasaj u përplas me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë, Kasaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti u shënua rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë