E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

FOTO/ Mark Frroku i propozon për martesë Rudina Dembacajt: As në ëndërr nuk e kisha menduar

Ish-deputeti Mark Frroku i ka propozuar për martesë aktores së humorit, Rudina Dembacaj.

 

Ka qenë vetë aktorja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga vendi ku Mark Frroku kishte zgjedhur ta realizonte propozimin, të cilin e quan perfekt.

 

Reklamë

Krahas fotove, aktorja shkruan se Frroku ia kishte dalë ta surprizonte, pasi nuk e kishte imagjinuar as në ëndërra.

 

Propozimi është bërë në Kapadokia në Turqi dhe gjithçka duket e organizuar deri ne detaje.

 

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë❤️ P.S. I thashë PO!”

 

https://www.instagram.com/p/CFgzXA_ndCY/

Vazhdo të lexosh

Reklamë