Subscribe

55-vjeçari Rakip Rrolli, i cili mbeti viktimë e atentatit këtë të premte në periferi të Laçit, po lëvizte me mjetin e tij kur u qëllua për vdekje.

 

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Vizion Plus”, xhamat e makinës me të cilën po udhëtonte Rrolli janë bërë copë nga plumbat.

 

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërsa mësohet se dy djemtë e biznesmenit, Emiljano dhe Isuf Rolli janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.

 

Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *