E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 8 minuta më parë
Vendi

FOTO LAJM/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, rrotullohet disa herë në rrugë, lëndohen katër anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Një automjet me targa greke ka rreshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka bërë reshkitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.

Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta.

Policia pritet të niset drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. Vetëm dy ditë më parë po në këtë aks rrugor pranë fshatit Udënisht u përplasen 3 mjete, ku mbetën të plagosur dy persona, dy prej të cilëve turistë angleze./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë