E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

FOTO LAJM/ Çahen rrugët nga tërmeti në New York, përveç frikës, çfarë e bën atë të veçante krahasuar me të tjerët

Tërmeti me magnitudë 4.8 që tronditi New Yorkun gjatë ditës së sotme shkaktoi më shumë frikë se sa dëme materiale në zonë, ndërsa ekspertët e kanë konsideruar një fenomen të rallë.

Reklamë

New Yorku është një zonë që nuk njihet për aktivitet të lartë sizmik, ndërkohë që është thellësia e vogël e goditjes që shkaktoi lëkundje të forta në sipërfaqe. Raportohet se lëkudja ndodhi në një thellësi vetëm 5 kilometra.

Autoritetet nuk raportojnë të dëmtuar nga tërmeti, përveç frikës dhe disa dëmeve materiale në infrastrukturë.

Tërmeti në New York konsiderohet i rrallë në natyrën e tij pikërisht për shkak të thellësisë së ulët.

Ekspertët bëjnë me dije se sa më e cekët të jetë epiqendra e tërmetit aq më tepër ndjehen lëkundjet në sipërfaqe dhe aq më e madhe është fuqia shkatërruese e tij. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë