Ish-ministri Tritan Shehu ka publikuar foton e 64-vjeçarit që humbi jetën sot mes flakëve në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës.

 

Shehu shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Andrea Haxhiajt, ndërsa akuzon qeverinë se, sipas tij, ka braktisur Gjirokastrën përballë kësaj fatkeqësie të madhe.

 

“Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Andea Haxhiaj, nga flaket qe rrethuan shtepine e tij ne “Asim Zenel”. Sherim te shpejte e te plote gruas se tij. Gjirokastra jo vetem eshte e rethuar nga flaket, por dhe e braktisur perballe kesaj fatkeqesie te madhe. Zona te gjera te Bashkise, por dhe me tej, jane nen kercenimin e zjarrit, dhe deri tashti asnje mase efektive, asnje mjet i specializuar ne dispozicion aty. Jeta e qytetareve, bujqesia, blegtoria, shtepite, pronat e popullesise, jane nen nje kercenim te madh. Dhe kjo Qeveri qe prej vitesh e ka braktisur ate Qark, e ka lene ne meshire te fatit, pa asnje strukture a organizim te Emergjences Civile, mjaftohet vetem me thirjen per Evakuim te qytetareve! Kur deri tashti jane ata vete, vetem ata qe po luftojne per te dominuar zjarret. Kerkohet menjehere nje nderhyrje urgjente, e gjere, efikase e strukturave shteterore, mjete speciale kunder zjarrit, kerkohet ajo qe behet kudo ne raste te tilla!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.