Subscribe

Ky është 39-vjeçari Roland Bicerri, efektivi i FNSH-së i cili u vra aksidentalisht nga djali i tij i mitur këtë të diel.

Ai u qëllua me armën e shërbimit nga i biri 7-vjeçar, teksa po luante me bilardo së bashku me disa miq të tij në një lokal në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik.

Fëmija mori armën nga çanta ku Bicerri e kishte vendosur dhe qëlloi drejt të atit.

Si pasojë e të shtënës, polici 39-vjeçar mbeti i plagosur. Ai u tansportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetojë.

Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë pakujdesia, ndërsa janë shoqëruar dhe po merren në pyetje në cilësinë e dëshmitarit disa persona që ndodheshin në lokal në ato momente.

Punonjësi i policisë, Roland Bicerri mësohet se ishte jashtë shërbimit, por për shkak se ishte pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kishte me vete armën e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *