Subscribe

Hakerat iranianë vijojnë sërish që të publikojnë dokumente dhe të dhëna sensitive, që pretendojnë se janë marrë nga sulmi kibernetik në sistemet e Policisë së Shtetit.

 

Këtë herë viktimat e publikimit të të dhënave personale kanë rënë vetë efektivët e policisë.

 

Në rrjetin e tyre telegram me shënimin ‘mbase këta janë objektivat e radhës’, hakerat kanë bërë publike 4 lista me mijëra emra, fotografi, të dhëna personale që i përkasin personave që janë ose kanë qenë më herët pjesë e strukturave të policisë.

 

Në mesin e tyre janë emra drejtuesish aktual të uniformave blu. Shumë prej tyre janë pa fotografi.

 

Por, në lista dyshohet se mund të jenë edhe informatorë të ndryshëm të policisë. Ajo që bie në sy është fakti se emrat e publikuar i përkasin gradës nënkomisar e sipër.

 

6 ditë më parë hakerat publikuan informacione për 90 mijë emra personash që ishin të dyshuar për policinë. Krahas gjeneraliteteve u bënë publike dhe kartat e ID dhe fotografitë e tyre brenda sistemit TIMS.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *