Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë uruar besimtarët ortodoksë për Pashkën.

 

Mesazhin e urimit, ata e kanë shoqëruar me një foto ku shfaqen krah njëri-tjetrit, të buzëqeshur.

 

“Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim”, shkruan Meta.

 

Ndërsa, Kryemadhi, në llogarinë e saj të “Facebook” uron që kjo festë të sjellë bekime për të gjitha familjet shqiptare.

 

“Miq dhe dashamirës, GËZUAR nga ne të dy! Zoti është i madh dhe gjithmonë pranë atyre që besojnë tek e mira. Bekime për ju dhe familjet tuaja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *