Digjet ish-ndertesa e internatit “Konvikti Kosova” ne qytetin e Krumes. Ngjarja ka ndodhur ne oren 03:00 të se enjtes.

 

Sipas burimeve prane policise se Hasit, mesohet se ndertesa 2-kateshe eshte perfshire nga flaket si pasoje e nje zjarri te ndezur nga 3 minorene te cilet dyshohen si perdorues droge.

 

Policia ka berë te mundur identifikimin e tyre dhe rasti po ndiqet ne procedim penal ne gjendje te lire.

 

Per shuarjen e zjarrit kanë shkuar menjeherë ekipet e zjarrfikëses te Bashkise Has, si dhe policia per hetimet .

 

Ndertesa ka qene jashte funksionit per shkak te degradimit te saj nder vite, ndersa perhapja e zjarrit me shpejtesi eshte mundesuar pasi struktura e brendshme ka qene me dërrasa.

 

Ndertesa ne fjale per herë te pare sherbeu si internat me 12 dhjetor te vitit 1922. Ajo ka sherbyer ne ate kohe edhe si shkolle, nderkohe qe pas viteve ‘90 ajo ka pesuar nje degradim total ku edhe muzeu eshte shkaterruar duke vjedhur edhe eksponatet e saj .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *