Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit, mbrëmjen e djeshme në Athinë.

 

39-vjecari u qellua me arme në lokalin e tij, afer nje rrugë këmbësoresh në zonën e Agios Pavlos te kryeqytetit grek.

 

Viktima e njohur si Keli i Tepelenës mori  disa plumba në kokë dhe bark dhe per fat te keq nuk mundi ti mbijetojë plageva te marra duke nderruar jete ne spital.

 

Ai ishte person me precedent penal, ndërsa bëhet me dije se menaxhonte lokalin “Dejavu” në Athinë ku ftonte shpeshherë këngëtarë shqiptarë për të interpretuar.

 

Mësohet se disa orë para vrasjes, ai ishte duke drekuar me miqtë e tij në lokalin ku sapo kishte interpretuar këngëtari Renato Jaho.

 

Policia greke ka dyshime se vrasja e tij është një larje hesapesh.

 

Ndërkohë autroritetet po punojnë për zbardhjne e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *