Ish-kryeministri Sali Berisha pastditen e sotme pritet të zjvillojë “Foltoren” e radhës me demokratët e Gjirokastrës.

Berisha ka mbërritur në qytetin e Gjirokastrës disa orë para filimit të “Foltores”, ku ka zhvilluar takim me me drejtues të degëve të PD të Qarkut.

“Takim i përzemërt në Qendren Administrstive Picar me drejtues të degve të PD të Qarkut të Gjirokastrës”, shkruan Berisha bashkëngjitur fotove ku shfaqet duke diskutuar në një ambient lokali.

Në krah të Berishës qëndron deputeti i PD, Tritan Shehu. Kujtojmë se më parë Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *