Foshnja lind me zemrën jashtë trupit, shpëtohet nga kirurgët

Një vajzë e vogël lindi me zemrën e saj jashtë trupit. Edhe pse duket pothuajse një histori e trillimeve shkencore, mjekët e San’Anna i shpëtuan jetën.
Prindërit e vajzës së vogël, një çift italo-indian lanë Indinë për Torinon, pasi u informuan që spitali i Torinos ishte një nga spitalet e pakta që ishin të afta për të shpëtuar jetën e fëmijës së tyre.
Ata kishin zbuluar se vajza e tyre e vogël vuante nga një sindromë e rrallë që e bëri atë të rritet në barkun e nënës së saj pa sternum. Zemra dhe një pjesë e mëlçisë u zhvilluan jashtë trupit. Në terma mjekësorë kjo situatë quhet Ectopia Cordis, një anomali shumë e rrallë, që prek më pak se një fëmijë në një milionë.
Po ashtu, gjatë fazës diagnostikuese mjekët dalluan gjithashtu se ajo kishte edhe masë të madhe në fyt, që nuk e lejontë të merrte frymë dhe kirurgët arritën ta heqin atë.
Tani, një javë pas lindjes, fëmija është shtruar në spital dhe ndodhet në kujdesi intensiv. Vetëm kur të fillojë të fitojë peshë, do të jetë e mundur që të operohet për të rindërtuar sternumin.




