Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 17 të Forumit Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane. Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.

Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.

Kryeministri Rama ishte pjesë e Panelit të liderëve, i cili  këtë vit kishte si temë diskutimi “Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit. E ardhmja e BE dhe sistemi shumëpalësh i marrëdhënieve ndërkombëtare.” – ku liderë europianë, si Kryeministri i Republikës së Sllovenisë Robert Golob, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, Presidenti i Islandës Guoni Th. Jóhannesson, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, etj, diskutuan lidhur me temën, nën moderimin e Ali Aslan, gazetar dhe prezantues programesh televizive në Gjermani.

Forumit iu adresua online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

 

Moderatori Ali Aslan, gazetar dhe prezantues programesh televizive në Gjermani:  Përshëndetje kryeministër, mirëserdhët në panel. Do të flasim për energjinë me detaje, për sigurinë energjetike në veçanti sepse është diçka që gjithëkush e ka ndërmend, por kryeministri Edi Rama, si vend i NATO-s ju keni qenë pjesë e Nato-s qysh prej vitit 2009. Ky është një konflikt që ju qartësisht e ndiqni shumë nga afër. Më lini të marr dhe reagimin tuaj të menjëhershëm ndaj fjalimit të presidentit Zelenski

 

Kryeministri Edi Rama: Së pari, ju falënderoj për ftesën sepse mendoj që Bledi është një prej atyre forumeve më të pakta që nuk janë për organizatorët por për të ftuarit. Është mirë të ftohesh në Bled kështu që faleminderit. Së dyti, do doja t’ju thoja që nëse do doje të flisnim për lodhjen, rrezikun e lodhjes duhet të kishit ftuar vende të tjera këtu, jo ne. Sepse besoj që sa më i pasur është vendi, aq më i lartë është rreziku për t’u lodhur. Pra, në vend të Kroacisë duhet të kishit ftuar Gjermaninë, në vend të Islandës, ata janë të pasur, por kanë shumë akull kështu që nuk lodhen kaq shpejtë, në vend të Shqipërisë duhet të kishit ftuar Italinë. Sllovenia duhet të ishte sepse është organizatori. Kështu pra, na duhet të flasim për të tjerët sepse nuk mendoj se rreziku i lodhjes është i pranishëm në Shqipëri apo në Kroaci, apo në Slloveni. Islanda është më vete.

Sepse ne e kemi parë luftën gjatë jetës sonë. Dhe ne e dimë se c’është ajo. Islanda kurrë nuk ka parë luftë dhe kur nuk do të shohë sepse askush nuk do të shkojë atje. Por mund të shkojë si turist. Por unë besoj po, turistët nuk shkojnë të luftojnë, po, keni të drejtë. Kështu që unë besoj që po, ka një rrezik, një rrezik të madh. Kufiri i dhimbjes së rusëve për shumë arsye, është shumë më i lartë. Ukrainasit janë vërtetë njerëz të fortë dhe kjo është diçka e mirë. Lajm i mirë është që Ukraina nuk e ka humbur luftën, Rusia nuk e ka fituar luftën, tani për tani, kështu që për pjesën tjetër është e vështirë të parashikosh. Unë shpresoj dhe lutem fort që të pasurit dhe vendet e pasura do të vazhdojnë kështu dhe nuk do të dorëzohen. Por, duke patur parasysh faturat, duke patur parasysh thirrjet, duke paur parasysh, nuk e di, sepse në pjesën më të vjetër të Bashkimit Europian ata nuk kanë parë luftë, përveçse në Netflix dokumentarët bardhë e zi, kështu që për ta nuk jam i sigurte që ajo çka kanë mësuar nga historia dhe ajo çka u është thënë mbështetur në faktet historike është mjaftueshëm përkundrejt faturës së gazit, faturave të tjera.

 

Lexova sot që rritja ditore e shpenzimeve për familjet italiane për mallrat, për të ngrënë është 5 euro dhe italianët janë një vend mjaft tragjik kur vjen fjala për t’u përballur me sfidën e të ngrënit, e të pirit e të zhvilluarit të “dolcevita”-s së tyre, kështu që sesa opinionet publike në vendet e pasura do të jenë në gjendje të sakrifikojnë në një afat të gjatë sepse nuk duket se do të jetë një luftë e shkurtër, kjo është diçka që mund ta thonë ata. Ose ndoshta në Slloveni në Bled keni nga ata që quhen parashikues të fatit, mund t’i kishit ftuar ata me letra për të parë se çfarë do të bëjë mbreti, çfarë do të bëjë mbretëresha dhe çfarë do të bëjnë letrat e tjera.

 

Sa për Shqipërinë, ne jemi thjeshte Asi i kupave, jemi gati me zemër të mbështesim Ukrainën deri në fund. Gjithçka mundëm të bënim, e kemi bërë, do të vazhdojmë ta bëjmë, por nuk jam i sigurt që Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën, dyshoj për këtë.

 

Moderatori Ali Aslan: Fjalë të ndershme, fjalë të ndershme nga kryeministri shqiptar. Unë në fakt, jam i gëzuar që ju të gjithë jeni këtu. Dhe vërtetë, ka shumë udhëheqës, të cilët mund të kishin qenë me ne këtu në skenë, dhe në fakt me sa kuptoj kanë qenë Olaf Scholz, mesa di unë ka qenë në kontakt dhe ka mbajtur një fjalë, duke premtuar angazhimin e Gjermanisë në Pragë. Natyrisht që, ju keni vullnetin dhe jeni në gjendje që të luani një rol udhëheqës këtu në Europë në këtë fron kaq kritik, diçka që ju president Jóhannesson e keni bërë dhe Islanda aktualisht ka si përparësi kyçe ndryshimin e klimës për arsye mjaft të qarta. Ju keni objektiva shumë ambicioze për neutralitetin e karbonit, edhe përpara sa të përcaktohej kjo nga marrëveshja e Parisit dhe me aq sa kuptoj, tashmë burimet e energjisë së ripërtëritshme janë burimet kryesore të energjisë në vendin tuaj.  Çfarë mund të bëjmë ne në Europë. Vendet këtu në skenë dhe të tjera në auditor të mësojnë nga përvoja islandike dhe pse jeni shumë larg.

 

Presidenti i Islandës Guoni Th. Jóhannesson -Ok, Në rregull, le të shohim atë çka bëjnë në Islandë, kur vjen fjala për energjinë dhe sigurinë, por përpara sesa të nxitohem për në konkluzione, le t’i vendosim gjerat në perspektive.

Siguria, po, mos u shqetësoni për ushtrinë, ne s’kemi ushtri. Mos u shqetësoni shumë për fqinjët, ne jemi një ishull në mes të Atlantikut të Veriut. Kjo nuk ju çon askund, ne jemi anëtarë të NATO-s, kemi një marrëveshje mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e dimë prej historisë se kur siguria dhe paqja e të gjithë kontinentit dhe e të gjithë botës kërcënohet, dhe ne kërcënohemi edhe pse kjo mund ta mos na prekë domosdoshmërisht drejtpërdrejtë. Pra, ndërkohë që ka luftë në Europë nuk mund të relaksohemi dhë të themi ‘ne nuk kemi ushtri, ne jemi në mes të Atlantikut të Veriut,  kështu që jemi në rrregull’, jo! Lufta në Ukrainë konfirmon edhe një herë që siguria e të gjithëve ne kërcënohet kur kërcënohet siguria e një vendi të vetëm

E njëjta gjë vlen edhe për energjinë. Mund të ndiqni shembullin islandik, atëherë jetoni në një ishull vullkanik me shumë akullnaja, me ujëvara, përdorni energjinë ujore, përdorni energjinë gjeotermale, përdoreni atë po nuk funksionon kështu. Por shembulli islandik tregon që ne mund të ecim në këtë drejtim dhe që mund të punojmë sebashku. Dhe së fundmi neqoftëse mendojnë edhe për emërtimet e dioksidi karbonit, fluturimet e avionëve duhet të gjejmë një zgjidhje dhe aty dhe duke qenë si ju përmendet Islandën jam i lumtur të flas për vendin tim për aq sa doni

Ne jemi në gjendje t’ju japim shembullin e mirë dhe aty. Ne mund të marrim, të përfitojmë dioksidin e karbonit në atmosferë, është tejet e mundur, mund ta kapësh, ta gërmosh, ta çosh nëntokë ku shndërrohet në gur dhe po e bëjmë këtu në Islandë. Nuk i zgjidh të gjitha problemet tona, nuk do të thotë që ne nuk duhet të shqetësohemi më për dioskidin e karbonit, por është një përgjigje ndaj një pyetjeje të vështirë. Për ta përmbyllur, duke qenë se kemi udhëheqës të rinj këtu në auditor. Unë në vendin tim zhvilloj diskutime me udhëheqës të rinj dhe persona të cilat shqetësohen për të ardhmen e planetit dhe ata thonë : Do të bëjmë grevë, për ta theksuar se kjo nuk mund të vazhdojë.

I them: Në rregull, greva është mirë sepse çon vëmendjen në problemet e botës, por nuk mund të bëni grevë për të gjihë kohën tuaj në kolegj apo univesitet, na duhet diçka tjetër. Gjejeni pergjigjen ndaj pyetjeve të vështira, bëhuni shkencëtarë, bëhuni inxhinierë, bëhuni aktivistë që kërkojnë përgjigje, por pasi të kenë protestuar. Kështu që, faleminderit shumë udhëheqës të rinj që po merrni pjesë së bashku me ne këtu. Faleminderit shumë!

 

Moderatori Ali Aslan: Kemi folur shumë dhe kryesisht në mos ekskluzivisht për luftën në Ukrainë dhe pasojat e veta.

 

Kryeministri Edi Rama: Së pari, nuk guxoja të thoja që nuk kemi fqinj, ai e tha, imagjinojeni Ballkanin sikur të mos ketë fqinjë, do të ishte parajsë.

 

Presidenti i Islandës Guoni Th. Jóhannesson -E theksova saktësisht që kjo është pjesë e ekuacionit.

 

Moderatori Ali Aslan: Por me gjasë nuk do të kishim forumin e Bledit dhe do të ishte humbje.

 

Kryeministri Edi Rama: S’do të kishit nevojë për strategji, do ta vrisnit veten me lehtësi. Jo fqinjët më, por veten.

 

Moderatori Ali Aslan:  Me këtë shënim optimist do t’i kthehem sërish luftës që po zhvillohet dhe sanksioneve kryeministër, diçka që Europa ka treguar me një vendosmëri mjaft të madhe dhe të unifikuar në këtë front dhe pak të ccala, dhe Shqipëria dhe pse nuk është anëtare e BE-së është harmonizuar me të gjitha sanksionet e BE kundër Rusisë dhe për rrjedhoje është kthyer vetë ne shënjestër Së fundmi, janë arrestuar 2 shtetas rusë dhe një ukrainase që u përpoqën të hynin në një fabrike ushtarake në Shqipëri. A jeni në pararojë? Ju e thatë që Shqipëria, në vetvete, nuk mund të ndryshojë shumë sepse ju luani një rol të vogël por qartësisht jeni shndërruar në një ent armiqësor, në këndvështrimin e Kremlinit.

 

Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, ne jemi harmonizuar qysh prej ditës së parë me politikën e jashtme të BE-së dhe do vazhdojmë të harmonizohemi. Ne jemi shumë besnikë ndaj perandorive, përgjithësisht, ishim të fundit që u larguam nga perandoria otomane edhe kur otomanët vetë u larguan, ishim  të fundit që u larguam nga perandoria e Stalinit, pasi sovjetët e kishin lënë para 30 vjetësh, do jemi të fundit që do të largohemi nga perandoria perëndimore. Nuk ka dyshim.

 

Moderatori Ali Aslan: Si e shpjegoni këtë besnikëri?

 

Kryeministri Edi Rama: Sepse jemi njerëz të mirë dhe sepse në kodin tonë, Kushtetutën e parë të shqiptarëve, fjala e dhënë është e barazvlefshme me nderin. Në qoftë se nuk mban fjalën nuk ke më nder kështu që ne ia dhanë këtë fjalë Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara. Ata na kanë dhënë shumë fjalë dhe ndonjëherë i mbajnë dhe ndonjëherë nuk i mbajnë, por kanë një ndjesi tjetër të nderit krahasuar me ne. Ne jemi shumë primitivë me këtë.

 

Lidhur me pyetjen, dua të them se, pikë së pari, Shqipëria është shumë unike edhe këtu. Ne nuk kemi gaz, nuk kemi nevojë për gazin rus. Kjo është arsyeja pse mund të reagojmë shumë fort ndaj Rusisë sepse nuk kemi nevojë për gazin. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjëlloj ndjesie kundrejt Rusisë më sepse në perandorinë sovjetike, monumenti i Stalinit u rrëzua apo u hoq me hijeshi në vitet ’60 ndërkohë që ne e mbajtëm Stalinin ehde pas rënies së Murit të Berlinit.

Ne jemi 100% me energji të ripërtëritshme, meqë ra fjala. Prodhimi ynë i energjisë është 100% mbi  bazë ujore dhe është shumë mirë kur Zoti është në humor të keq dhe qan dhe është e tmerrshme kur Zoti qesh tërë kohës dhe nuk ka lot sepse stinët e thata nënkuptojnë import dhe importi nënkupton që ndikohemi nga çmimet.

 

Kemi marrë një vendim, një vendim kurajoz mendoj, dhe koha do ta tregojë nëse është kurajoz apo jo i mençur për të mos prekur çmimet e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është mjaft e dhimbshme për buxhetin shqiptar që është më pak se buxheti i Cristiano Ronaldos, por sërisht, ne ja kemi dalë të vazhdojmë kështu. Nga ana tjetër, duke mos e rritur çmimin e energjisë as edhe një cent kemi inflacionin më të ulët, deri tani, në rajon.

 

Duket mirë kur e shikon teknikisht, por sigurisht nuk është mirë kur e sheh në mënyrën shqiptare sepse duhet të jetë gjithnjë më mirë dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Problemi që unë shoh është sepse ju përmendët pasi unë fola, Scholtzin, por unë nuk po flisja për Scholtz kur fola për Gjermaninë. Scholtz është udhëheqësi dhe sa i përket udhëheqjes në Bashkimin Europian, deri më tani, reagimi ka qenë shumë i qartë, shumë i fortë, shumë i ashpër nga gjithçka tjetër.

 

Moderatori Ali Aslan: Ju flisni për opinionin publik?

 

Kryeministri Edi Rama: Po flas për opinionin  publik sepse ndryshimi mes Scholtz dhe Putin-in është që publiku nuk mund të rrëzojë Putinin nga pushteti, por publiku mund të rrëzojë Scholtz-in. Demokracitë apo një koalicion demokracish që luftojnë një autokraci ku nuk ka hapësirë as për të përçuar informacion të vërtetë, ndërkohë që këtu, propaganda ruse, edhe pse janë marrë disa masa, mund të rrjedhë gjatë gjithë kohës dhe debati mes palëve të ndryshme ‘a duhet të dërgojmë armë?’ ka nisur dhe e bën situatën mjaft delikate.

 

Sic e thashë, kur kriza të mëdha vijnë, ata që kanë më shumë probleme janë të pasurit sesa të varfrit sepse të varfrit kanë një kufi më të lartë dhimbjeje dhe një ndjesi shumë më të fortë rezistence. Unë e shoh Ballkanin si tërësisht të drejtë, të ndershëm dhe besnik dhe krah Ukrainës deri në fund. Pjesën tjetër nuk e di.

 

Moderatori Ali Aslan: -Ndërkohë që vijojmë me Moldavinë, analogjia me buxhetin e Cristiano Ronaldo-s, i cili tani rri më shumë në stol, e bën edhe më të padrejtë.

 

Kryeministri Edi Rama: Le të mos flasim për drejtësi sepse do të ishte shumë e vështirë që të dilnim nga ky diskutim i drejtë e i padrejtë. Nuk kam asgjë kundër Cristiano Ronaldos, që të sigurohem që të mos ta merrni si sjellja e një juventini të tradhëtuar. Thjesht po them që buxhetet tona janë shumë modeste krahasur me të mëdhenjtë dhe duke mos qenë edhe në Bashkimin Europian, nuk mund të themi atë që tha Kryeministri; ai tha që Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian duhet ta mbulojë këtë hapësirë. Ne nuk e kërkojmë dot këtë gjë. Shpresoj që Bashkimi Europian nuk do bëjë gabimin e turpshëm gjatë pandemisës ata menduan vetëm se si të shpërndajnë vaksina mes vetes dhe ne na harruan krejt. Ne jemi në zemër të Europës. Ne nuk jemi BE por jemi E, edhe pse nuk jemi B.

Kështu që, jemi të rrethuar nga kufijtë e BE-së. BE-ja, me aq sa di unë dhe nuk është se jam shumë i ditur përgjithësisht sepse jam artist dhe artistët nuk duhet të jenë shumë të ditur në të kundërt nuk kanë frymëzim më sepse frymëzimi ushqehet nga padija, ma ha mendja.

 

Kështu që, mendoj se Bashkimi Europian është realiteti i parë gjeografik në historinë e hartave me një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshëm dhe pa gjejeni? Brenda kufirit të brendshëm është E-ja, Europa, jo B, jo BE-ja, jemi ne. Jemi problem, të gjithë e dinë që jemi kështu, por në të njejtën kohë, kur kemi probleme mbetemi më vete. Shpresoj që kjo të ndryshojë.

 

E ndoqa me shumë vëmendje të madhe, si gjithmonë, atë që tha presidenti. Ai ka gjithmonë aftësinë të cekë në pikat e duhura dhe nuk besoj se ajo që po ndodh do ta bëjë Europën të përshpejtojë zgjerimin. Kjo nuk do ndodhë, mendoj, edhe pse e mirëpres për arsye gjeopolitike, por shpresoj dhe dëshiroj që Bashkimi Europian të jetë shumë më i hapur, të krijojë një hapësirë shumë më gjithëpërfshirëse kur vjen fjala për t’u përballur me drama sepse nuk mund të thonë “Harmonizohuni me politikën tonë të jashtme, pra jini me ne kundër Rusisë , por nuk jeni ndihmë për t’u përballur me pasojat” ashtu sicc e kanë anëtarët e Bashkimit Europian. Ata nuk mund ta bëjnë më këtë gjë, shpresoj për hir të tyre, për nderin e tyre. Ajo ccfarë bënë gjatë pandemisë, ne ishim aty duke i parë, vaksinat shpërndaheshin kudo dhe ne kemi të afërm gjithkund sicc e dini, jemi vende të vogla, por jemi gjithkund, pra i marrim informacionet nga kudo dhe nuk thatë as “Merrni disa vaksina për infermirët tanë’. cCfarë ndodhi?

 

Gjeopolitika, vrapuan drejt aktorëve të tretë. Në ccdo fjalim, e di që po bëhet shqetësuese, por do ta përmbyll. Në ccdo fjalim thoni “le të ndihmojmë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje apo depërtim nga aktorë të tretë”. Për vaksinat, serbët vrapuan drejt Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë dhe pa presidentin Erdogan, do kishim pasur edhe më shumë jetë të humbura. Ky është realiteti. Shpresoj që Europa ka nxjerrë mësimet e veta dhe shpresoj që opinionet publike ta lejojnë Europën të vazhdojë deri në fund.

 

Moderatori Ali Aslan: Folëm shumë për Ukrainën, por dua ta përfundoj, që në fakt nuk është një kontradiktë, por një zgjatim i kryeministrit për Europën, për të ardhmen e Europës dhe veçanërisht zgjerimin. Folëm tashmë që lufta në Ukrainë ndoshta e ka përshpejtuar dëshirën për tranzicionin e gjelbër dhe duket sikur ka përshpejtuar dhe urgjencën nga ana e Brukselit për të marrë anëtarët e rinj dhe për të mos i humbur nga kjo sferë influence ndaj Rusisë, Moskës. Pamë Shqipërinë që pas një kohe shumë të gjatë pritjeje ka nisur bisedimet e anëtarësimit, qartësisht edhe me Moldavinë në qershor shtetet anëtarë i kanë dhënë statusin e kandidat së bashku me Ukrainën. A ka gjetur një qëllim të ri Europa, po të mendojmë përpara lufte mosmarrëveshjet edhe për emigracionin, edhe në skenë vitin e kaluar krizën e euros, pra shumë ndjenja të lënduara. A e ka sjellë lufta në Ukrainën bashkë kontinentin dhe a e ka afruar më shumë BE me njëri- tjetrin? Ndoshta ka qenë një thirrje për tu zgjuar.

 

Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob: Më duhet t’i përzgjedh me kujdes tashmë fjalët. Po, ndoshta kështu duket por jo domosdoshmërish kjo është e gjithë e vërteta. Vetëm koha do ta thotë. Ne kemi një moment kulmor tashmë por sesi do te materializohet do ta shohim ndoshta pas 6 muajsh apo maksimumi pas 12 muajsh dhe Edi është një skeptik në lidhje me këtë duke qënë se ka mjaft përvojë kur vjen fjala për zgjidhjet e shpejta, kur vjen fjala në raport me Komisionin Europian dhe me të drejtë është skeptik, por lajmi i mirë është po, ndoshta për shkak të Ukrainës, ndoshta jo të shumë vëmendjeje, por simpatisë, e gjithë kjo po gjeneron tek popullata më e re në Europën e pasmë. Ndoshta për këtë arsye posaçërisht zgjerimi i Bashkimit Europian do të hedhë një hap përpara. Le të mos harrojmë se gjatë 15 viteve të fundit nuk ka pasur hapa përpara kështu që kjo na jep një lloj perspektive. Ndoshta jo për pengesat, por le ta quajmë një bllokadë mendore në BE kur vjen fjala për zgjerimin. Personalisht mendoj se duhet të gjejmë një rrugë të re edhe pse të gjithë ata të thonë “jo, që nuk na duhet një rrugë e re”, por un besoj se na duhet një rrugë e re, e cila do të përfshijë shumë hapa të vegjël, por hapa shumë konkret përpara drejt anëtarësimit përfundimtar. Në fund të fundit nuk besoj se ka ndonjë vend që ka durim për 20 vjet apo 30 vjet që të arrijë deri aty. Do të humbasin besim të gjithë dhe do të ndalen. Ka një tjetër lodhje që sidomos Ballkani Perendimor po përballet për momentin dhe nuk duhet ta shpërfillim këtë.

Moderatori: Sigurisht ka shumë vende që po trokasin në derë, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Serbia. Me qartësi të gjitha këto vende po përpiqen që të anëtarësohen në BE në një kohë kur, kryeministër, jo vetëm Rusia por edhe Kina po përpiqet të zgjerojë sferën e saj të ndikimit në këtë kënd të botës. Ju keni qenë kandidat që në 2014 tashmë është 2022 dhe tashmë Europa po thotë ’’le të nisim bisedimet për anëtarësim’’. Pikë së pari është lajm i mirë ma merr mendja, është lajm i shkëlqyer për vendin tuaj, por po kështu në përgjigjet tuaja dëgjoj një ton të ëmbël e të hidhur.

Kryeministri Edi Rama: Së pari më duhet të korrigjoj së pari kryeministrin. Unë nuk jam skeptik, unë jam tragjikisht optimist. Nëqoftëse do të reflektonim për këtë, është një kategori që do t’ju ftoja ta merrnit parasysh nëqoftëse jeni pjesë e këtij rajoni sepse të jesh skeptik nënkupton të jesh cinik. Tragjikisht pesimist nënkupton të vrasësh veten, tragjikisht optimist është po, është tragjike, por do na duhet të vallëzojmë, kjo është dhe mendoj që kjo është fryma e Ballkanit, jemi tragjikisht optimist. Njerëzit që nuk dinë sesi është jeta në Ballkan u vjen keq për ne, ne na vjen keq për ta sepse edhe pse pas shumë herëve ku jeta jonë, edhe me falni për fjalën, ka shkuar për dreq, ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë. Pra më lejoni të  them që lufta nuk e ka përshpejtuar “po-në” për Shqipërinë, nuk është e vërtete.

Lufta nuk përshpejtoi asgjë sepse “po-ja’’ ishte aty nëqoftëse Bullgaria nuk do të ishte aty, por Bullgaria aty është dhe mori peng kohë më parë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërkohë që të tjerët ishin gati të thonin “po” për ne pas 8 vitesh, por të jesh tragjikisht optimist nënkupton që është tragjike të presësh 8 vjet, por është mirë të jesh optimist sepse për Maqedoninë e Veriut ka qenë 17 vjet pra mund të ketë me keq. Kështu që më mirë të buzëqeshësh dhe të ecësh përpara. Pra ishte Bullgaria që e krijoi këtë jo Rusia, vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s ndërkohë që kish nisur lufta. Ndoshta kjo luftë i ka bërë miqtë tanë europianë, sidomos Emanuel Macron i cili ka qenë edhe president i radhës asokohe i Këshillit, të ishte më i prirur të humbiste gjumin dhe kam qenë me të 24 orë në samitin e NATO-s, për të bindur Hungarinë se kjo nuk ishe ide e mirë dhe kjo u zgjidh.

Së fundmi dua të them këtë. Të jesh tragjikisht optimist lidhet edhe me një fakt tjetër, ne nuk kemi zgjidhje tjetër, kemi vetëm një zgjedhje dhe kur njerëzit më thonë, “falemidnerit qe je kaq i duruar”, – i them, – “a kemi zgjidhje tjetër? Jo”. Pra na duhet të jemi të duruar dhe na duhet të ecim përpara, për një arsye dhe një të vetme, Bashkimi Europian është e vetmja strehë e sigurtë për të qëndruar për vende si ne, mendo edhe për vende si ta, Franca, Gjermania e kështu me radhë, por duke qenë se janë përkëdhelur për disa kohë dhe nuk kanë patur më luftë, janë pasuruar e janë pasuruar e kështu me radhë, ata kanë problemet e tyre me këtë nocion. Për ne nuk ka asnjë problem, për ne ka vetëm një destinacion, Bashkimi Europian qoftë në këtë shekull, në tjetrin apo në tjetrin. Dhe siç e thashë, ne do të shkojmë atje edhe po të mos ketë njeri tjetër, ne do të shkojmë atje.

Moderatori: Keni vetëm 30 sekonda, Kryeministër dhe kjo mund të jetë një sfidë. Megjithatë e keni dëshmuar që nuk jeni politikan konvencional , ju e thatë vetë që jeni artist dhe natyrisht keni patur edhe ekspozitat tuaja personale. Po ta paraqisnit botën në një fytyrë.

Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob: Do t’ja jap dhe 30 sekonda.

Kryeministri Edi Rama: Unë jam më I këndshëm, jam sepse nuk jam akoma në BE

Moderatori: Në një pikturë, si do të dukej Europa në një pikturë?

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk do të guxoja ta pikturoja, por për momentin duket si “Gropa” e Lucio Fontanës, por le të shohim se çfarë ka aty, deri në pikën ku të mund të zbulojmë që aty është vërtetë dritë apo jemi në një gropë të thellë.

Kryeministri Edi Rama: Nuk jam tërësisht dakord me të. Nëqoftëse se njerëzit që janë në gjendje të thonë, mos e bëj dhe nuk hyjnë në politikë, imagjinoni si do të ishte politika. Nëse është keq, mund të bëhet edhe më keq. Kështu që falë zotit ka njerëz të cilët thonë apo mendojnë mos e bëj, por e bëjnë.

Kryeministri i Sllovenisë Robert GolobUnë jam një ndërmjetës i ndershëm. Them të vërtetën.

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk po them se po gënjen, po them që e vërteta jote nuk është e pranueshme, kaq. Je i ndershëm por të jesh i ndershëm nuk të mjafton që të kesh të drejtë. Ndonjëherë njerëzit e ndershëm e kanë kaq gabim sa mund të krijojnë dëme të mëdha por nuk është rasti juaj.

Moderatori: Duket si një diskutim mjaft tërheqës.

Kryeministrit Edi Rama: Thuaj të vërtetën. Je vërtetë i lumtur të largohesh apo do të rrish akoma? Thuaj të vërtetën.

ModeratoriBesoje apo jo, mund të vazhdonim edhe një orë tjetër e unë do ta shijoja.

Kryeministrit Edi Rama: E besoj, por mendova se nuk do ta thoje.

Moderatori: Jo, e kam shijuar plotësisht nëse nuk ishte e qartë.

Kryeministri Edi Rama: Nga jeni, nga Ballkani?

Moderatori: Unë jam i arsimuar në SHBA, me prejardhje nga Turqia.

Kryeministri Edi Rama: Prandaj ke ndjenjën e humorit sepse ke rrënjë turke, nuk je thjesht amerikan.

Moderatori: Rrënjët turke, po, ato kërkojnë humor ndonjëherë. Ky është një diskutim mjaft tërheqës që do të isha i lumtur ta vazhdoja sot në mbrëmje nëse do të jeni aty por mos mungoni dhe do e kuptoni që të gjithë zotërinjtë e shquar këtu dhe presidenti që është me ne duhet në fakt të qeshin, duhet në fakt ta marrin me të qeshur ndonjëherë për të përmirësuar këtë ndjesi që qysh prej 6 muajsh na ndjek. Pra duket sikur ka lehtësime dhe në auditor, por edhe një mirënjohje që po, kohët janë të vështira, por natyrisht na lejohet edhe të qeshim. Faleminderit shumë kryeministër. Faleminderit presidenti Sando, kryeministri Golov, kryeministri i Islandës, faleminderit shumë presidenti Zenelsky, faleminderit për një seancë të mrekullueshme!

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *