Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për korrikun

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Forumi 17+1/ Veliaj pret nënkryetarin e Bashkisë së Pekinit: Fuqizojmë shkëmbimet tregtare”

24 Tetor 17:43

Tirana pret për herë të parë Forumin “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.

 

Në kuadër të këtij Forumi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim delegacionin kinez të drejtuar nga Nënkryetari i Bashkisë së Pekinit, Lu Yan, me të cilin nënshkroi edhe marrëveshjen e bashkëpunimit miqësor midis Këshillit të Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare të Pekinit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

 

Kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirëseardhjen miqve kinezë, ndërsa theksoi se ky takim do shënojë nisjen e një epoke të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

 

“Është një kënaqësi e veçantë sot që mikpres në Tiranë miqtë nga Pekini, nënkryetarin e Bashkisë, delegacionin e tij, drejtues të ndërmarrjeve publike të Pekinit, të cilët janë në Tiranë për takimin e përvitshëm 17+1, por në formatin e kryetarëve të bashkive. Jam i lumtur që të dy bashkë do mikpresim edhe kryetarë bashkish nga i gjithë rajoni, besoj se hapim një faqe të re të bashkëpunimit të Shqipërisë me Kinën”, tha Veliaj.

 

Ai theksoi se ky Forum, përveçse do të nxisë një bashkëpunim më konkret mes bashkive pjesëmarrëse dhe Pekinit, është një mundësi shumë e mirë për vendosjen e kontakteve dhe rritjen e shkëmbieve tregtare mes bizneseve të ndryshme.

 

“Jam posaçërisht i lumtur që dy përfaqësuesit e bizneseve tona, dy përfaqësuesit e botës së tregtisë, firmosin një marrëveshje bashkëpunimi për të fuqizuar më shumë shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kinës, por sidomos midis Tiranës dhe Pekinit, që është fuqia ekonomike e Kinës”, theksoi Veliaj.

 

Kryebashkiaku nënvizoi se më shumë se sa mbajtja e një takimi kaq të rëndësishëm në Tiranë, më e rëndësishme është zbatimi i vendimeve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit që do të arrihen në të.

 

 “Dita më e rëndësishme do të jetë dita pas 17 + 1-shit, kur do të fillojmë zbatimin e projekteve dhe bashkëpunimin. Ndonjëherë, duhet të vijnë disa miq nga larg që të puqemi edhe me qytete ose shtete të tjera shumë pranë nesh, sepse gjithmonë kërkohet një arsye. Prej këtij sebepi, edhe ne brenda rajonit do të kemi më shumë bashkëpunim”, u shpreh ai.

 

Në shënjë mirënjohje, por edhe të vijimit të miqësisë mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi nënkryetarit të bashkisë së Pekinit, Lu Yan, Çelësin e Qytetit.

 

 

Nënkryetari i Bashkisë së Pekinit, Lu Yan falenderoi kryebashkiakun Veliaj jo vetëm për mikpritjen, por mbi të gjitha për organizimin e këtij takimi, që do synojë të sjellë më shumë bashkëpunim dhe më shumë të mira në interes të qytetarëve.

 

“Gëzohem shumë që vizitoj qytetin e bukur të Tiranës dhe dua të shpreh falenderime të sinqerta për z. Veliaj, për organizimin dhe përgatitjen madhështore për pritjen e delegacioneve, si edhe për forumin e kryebashkiakëve të kryeqyteteve të 17+1. Kam zhvilluar një bisedë të ngrohtë miqëzore me z. Veliaj, për organizimin e suksesshëm të forumit, si edhe për të forcuar shkëmbimet edhe bashkëpunimet në kuadër të bashkëpunimit të 17+1, sidomos midis Pekinit dhe Tiranës. Dëshirojmë të forcojmë edhe më tej shkëmbimet politike, tregtare, ekonomike midis popujve”, tha Lu Yan.

 

Më tej, ai shtoi se Bashkia e Pekinit është e gatshme që të forcojë bashkëpunimin konkret me Bashkinë e Tiranës, si dhe të mbështesë çuarjen e përpara të marrëveshjeve të nënshkruara.

Posted Under:
Ekonomi Politike
Tagged:
forum Shkëmbime Tregtare Veliaj

Nga e njëjta kategori

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21 anëtarët kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Beratin

më shumë...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”, Berisha për deklaratën e Zelenskyt: E pavend, nuk e harrojmë

më shumë...

Tabaku: Ushqimet dhe qiraja marrin 80% të të ardhurave, një apartament kushton 20 vite të ardhura

më shumë...

Ministri Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në luftën kundër zjarreve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:26

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për...

4:22

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem,...

4:21

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet...

4:18

Afrimi i të vegjëlve me librin, biblioteka...

3:58

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

3:52

Nëna e 20 vjeçarit që u vra...

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.