Subscribe

“Jam e lumtur që ndjek gjimnazin në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë në drejtimin e teknologjisë. në të ardhmen dua të punësohem në këtë fushë”.

 

 

Kështu shprehet Anisa, 17-vjeçarja nga Tirana që tashmë ndryshe nga vitet e kaluara mund të aftësohet për tregun e punës falë hapjes së arsimit të mesëm në këtë institucion, me program të orientuar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

 

 

Drejtoresha e institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë shprehet se falë kësaj risie, 20 nxënës të regjistruar në këtë cikël studimesh do ta mbyllin shkollën pasi të përgatiten për një profesion të caktuar.

 

 

ORJOLA IDRIZI

DREJTORE E INSTITUTIT TË NXËNËSVE QË NUK DËGJOJNË

 

 

Modulet profesionale iu japin shumë dorë atyre në zhvillimin e tyre professional dhe personal. nxënësit kanë shumë mundësi për të gjetur veten në tregun e  punës. ata që nuk kanë mundësi për universitetin mund të vazhdojnë dëshirat për profesionin e tyre që bazën e marrin në institut. ata duhet të shkollohen pranë institutit sepse këtu është gjuha e shenjave dhe ata kanë mundësinë e komunikimit.

 

 

 

Një nga mësueset që ka hartuar kurrikulën për arsimin e mesëm tregon se përveç lëndëve të formimit të përgjithshëm, ka interes edhe për lëndët profesionale.

 

 

 

NIKOLETA SPAHI

MËSUESE E GJUHËS SHQIPE TË SHENJAVE

 

Diferenca mes formimit dhe edukimit të fëmijëve në këtë institucion dhe në një institucion tjetër publik ka ndryshim gjuhën e komunikimit. një fëmijë që nuk dëgjon, këtu ka programe të përshtatura, ka mësues që ndajnë të njëjtën gjuhë me fëmijët me qëllim që nxënësit të jenë të përgatitur që pas përfundimit të shkollës së mesme, që është një cikël 3 vjeçar të jenë të gatshëm për tregun e punës, pra për të marrë një profesion dhe për të punuar.

 

 

Mësuesi i zdrukthëtarisë, Ferdinand Keçi zbulon se shumë nxënës kanë spikatur gjatë punës me dru, dëshirë që më pas e kanë kthyer edhe në profesion.

 

 

FERDINAND KEÇI

MËSUES ZDRUKTHTARIE

 

 

E shohin si punë që kur të mbarojnë shkollë të punojnë më pas. na kanë ardhur ata që kanë qenë këtu dhe punojnë si marangoz dhe janë mirë.

 

 

Me një përvojë mbi gjysmë shekulli, instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë u mundëson edhe prindërve që të marrin pjesë në trajnime të ndryshme, në mënyrë që të lehtësojnë komunikimin me fëmijët e tyre në përditshmëri.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *