Subscribe

Eduard Bardhi është një tregtar në kryeqytet, që operon prej 10 vitesh. Të gjithë e njohin se ka një dyqan lagjeje, por ai ne tatime, kategorizohet si biznes i vogël.

 

Nga mediat është njohur se do të paguajë 20 % TVSH në aktivitetin e tij. I pyetur nëse kjo është një kosto e shtuar për të, ai menjëherë përgjigjet: Kjo është një taksë për të gjithë qytetarët dhe jo për bizneset.

 

80 % e biznesit të vogël janë ekonomi familjare, shumica e të cilëve nuk kanë njohuri të plota fiskale. Ndaj për të mbajtur bilancet, do të duhet të paguajnë një ekonomist, rrjedhimisht këto kosto, do t’i reflektojë në çmim.

 

Ekspertët fiskal mbështesin fortë tezën se nëse i gjithë biznesi i vogël do të paguajë TVSH, të gjitha mallrat dhe shërbimet do të shtrenjtohen automatikisht 20 %.

 

Qeveria duket e vendosur të fusë në skemën e TVSH të gjithë zinxhirin e bizneseve, si një masë për të kontrolluar më mirë aktivitetin ekonomik, i cili aktualisht vuan nga informaliteti.

 

Aplikimi i kësaj skeme, mund të vërë në vështirësi serioze bizneset e vogla, të cilët nuk do të mund të përballojnë konkurrencën nga kompanitë e mëdha apo qendra tregtare.

 

Tentativa për të futur në skemë TVSH-je të gjithë aktivitetin ekonomik ka patur ndër vite, por nuk është aplikuar për shkak të dëmtimit që mund t’i sillte biznesit të vogël, i cili është shumë i rëndësishëm në vetëpunësimin e qytetarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *