Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 March 2026
Vizion fokus

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë...

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e...

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës, ndërron jetë...

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun, gazetarja: Ishte...

A do të ketë kosto për PS votimi i...

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve të qarta!

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK gaboi, duhet...

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën e kuqe,...

“Fondi Social 2026”, Rama: Krenar për transformimin rrënjësor të sistemit të shërbimeve sociale! Buxheti është rritur 6 herë

11 Shkurt 10:53

Katërmbëdhjetë shërbime të reja sociale u prezantuan sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të eventit “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Gjatë vitit 2026, Fondi Social do të financojë 14 shërbime të reja, të dedikuara për fëmijët dhe nënat në nevojë, fëmijët dhe të rriturit me aftësi ndryshe, të moshuarit, gratë dhe vajzat viktima të dhunës, si dhe për fëmijët pa kujdes prindëror. Nga këto, 12 shërbime të reja do të ofrohen në bashkitë Durrës, Prrenjas, Kurbin, Skrapar, Himarë, Kavajë, Vorë, Korçë, Mat, Patos, Cërrik dhe Kamëz, ndërsa dy shërbime të reja Emergjence dhe Linje Këshillimi për fëmijë do të ngrihen në nivel qarku.

Lexo edhe :

Related Posts

BE: Ligjet, jo vetëm në letër! Gonzato: Reforma dhe transparencë me fondet e Brukselit

Kryeministri Rama vuri në dukje transformimin rrënjësor të sistemit të shërbimeve sociale në dekadën e fundit, duke theksuar se sot Shqipëria mbështet në mënyrë të organizuar rreth 65 mijë individë përmes një rrjeti institucionesh dhe shërbimesh në nivel qendror dhe vendor. Ai nënvizoi se risia më e rëndësishme e këtij procesi është shtrirja e shërbimeve në nivelin vendor dhe përfshirja aktive e bashkive, si një garanci për qëndrueshmërinë dhe eficiencën e tyre.

Rama: Është një arsye e qënësishme për të qenë krenar… transformimi tërësor dhe rrënjësor i sistemit të mbështetjes dhe të shërbimeve sociale në Shqipëri në këtë dekadë të fundit, ku përpjekja nisi në kushte tejet të vështira me një borxh të akumuluar prej dhjetëra miliona eurosh ndaj personave me aftësi ndryshe dhe ndaj familjeve me ndihmë ekonomike.

Ishte një borxh i madh në malin e borxheve të trashëguara që duhej adresuar me shumë përpjekje, reforma dhe masa këmbëngulëse, por paralelisht me shlyerjen e borxhit dhe me ndërtimin e qasjes së re bazuar në një vizon që mishëron edhe arsyen e të qenit të kësaj shumice qeverisëse është dashur një punë e madhe e disa njerëzve të pasionuar dhe të përkushtuar.

Ai bëri të ditur se aktualisht rreth 65 mijë individë në të gjithë vendin përfitojnë kujdes të posaçëm përmes këtij sistemi, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me bashkitë për të rritur përfshirjen e familjeve në skemat e përkujdesjes sociale. Sipas Ramës, kryebashkiakët kanë një rol kyç në përcjelljen e kësaj qasjeje dhe në bindjen e komuniteteve për t’u bërë pjesë e saj.

Rama: Risia vendimtare e këtij procesi ka qenë shtrirja e shërbimeve në nivel vendor dhe përfshirja e pushtetit vendor në mënyrë aktive, gjë që është në hapat e parë, por që në hapat e parë na ka dhënë të gjitha arsyet për të besur se kjo është rruga e drejtë. Që sot Shqipëria të kujdeset në mënyrë të posaçme për 65 mijë individë është shumë domethënëse. Bazuar edhe në mënyrën se si funksionon shoqëria shqiptare, është e rëndësishme që me bashkitë të shtyjmë shumë më tepër përfshirjen e familjeve në këtë sistem përkujdesjeje sociale. Në këtë pikë pushteti vendor është kyç dhe kryebashkiakët janë aktorët kryesorë për të arritur të përcjellin sensin e kësaj qasjeje dhe të bëjnë punën bindëse për familjet që t’i bashkohen kësaj qasjeje.

Duke folur për mbështetjen financiare, kryeministri theksoi se buxheti për shërbimet sociale është rritur gjashtë herë krahasuar me fillimin e reformës dhe vetëm këtë vit është 17% më i lartë se një vit më parë. Megjithatë, ai shtoi se rritja e buxhetit nuk mjafton, duke nënvizuar nevojën për konsolidimin e mëtejshëm të sistemit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në strukturat e kujdesit shoqëror.

Rama: Buxheti është gjithmonë  e më domethënës. Është rritur 6 herë nga momenti kur ne kemi nisur këtë përpjekje, është 17% më i lartë këtë vit në krahasim me vitin e shkuar. Por buxheti nuk i zgjidh dot të gjitha. Për këtë arye na duhet që këtë proces ta bëjmë më të konsoliduar dhe të rrisim cilësinë e jetës nën strehët e kudjesit shoqëror.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
rama

Nga e njëjta kategori

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se duan Ramën, por nuk duan Berishën

më shumë...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja po koordinon me partitë e vogla

më shumë...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë me ekspertë zgjedhorë

më shumë...

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës, ndërron jetë i moshuari në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në,...

10:54

A do të ketë bashkim të opozitës?...

10:44

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do...

10:28

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në...

10:26

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës,...

10:03

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun,...

9:50

A do të ketë kosto për PS...

9:46

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve...

9:45

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK...

9:40

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën...

9:35

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për Ballukun,...

9:22

Kuvendi i tha “JO” SPAK për imunitetin...

8:52

Lufta në Lindjen e Mesme, Çuko: Nuk...

7:32

Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në...

7:27

Universi po iu dërgon sinjale! Ja tre...

6:43

Teherani: Ne nuk e minuam Ngushticën e...

6:39

Të shtëna me armë në Universitetin e...

6:24

Rama: 2030-ta do të jetë viti që...

6:21

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama dhe...

5:55

3 shenjat e zodiakut që kanë një...

Më të klikuarat

  • Rama reagon pas deklaratave të ambasadës gjermane dhe britan...
  • PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut...
  • “Koha për të rregulluar financat!”, horoskopi sipas Meri Gji...
  • “Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëro...
  • Më shumë të sëmurë nga veshkat, mjekët: Ndikim përdorimi i s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.