Subscribe

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeverisë ka deklaruar vendimet që ka ndërmarrë qeveria ditën e sotme lidhur me mbrojtjen.

 

Ai theksoi se do nënshkruhet një kredi me Italinë në vlerën prej 30 milionë dollarësh.

 

Ndër të tjera shtoi se kjo kredi ka si synim të ngrejë sistemin e mbrojtjes dhe të investojë në mjetet e saj.

 

”U miratua projekt vendimi mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Italia është angazhuar për të mbështetur mbrojtjen civile në formë huaje 30 milion euro. U miratua sot me VKM. Dhe do të bëhet aktive. Kredia është për mbështetjen e mbrojtjes civile. Do ndërtohet një qendër e mbrojtjesh civile. Më pas në të gjitha prefektuar 12 prej tyre dhe do ndërtohen salla operacionale të lidhura në rrjet.

 

Tek 4 qendrat e mbrojtës cicvile, do ketë struktura të Kërkim Shpëtimit, do kemi edhe trajnimin e tyre. Do kenë të gjitha pajisjet për fatkeqësitë natyrore. Për Zjarrfikësit parashikohet të blihen automjete dhe pajisje. Pjesë e kredisë do të jenë edhe blerja e mjeteve ajrore për zjarret gjatë verës. Pra do shtojmë dy mjete ajrore që nuk i kemi pasur. Do ketë edhe një kamp trajnimi për zjarrfikësit. Ky kamp do jetë e pajisur me laboratorë të ndryshëm”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *