E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Foltorja i përgjigjet Bashës/ Në ditën e fundit si kryetar të kapi paniku, gaztori lexoi emra të falsifikuar

“Foltorja” i është përgjigjur kreut të PD Lulzim Basha sa i takon leximit të emrave të delegatëve që sipas këtij të fundit kanë firmosur për 18 dhjetorin.

 

Përmes një deklarate për Media, Foltorja thekson se Bashën e ka kapur paniku në ditën e fundit si kryetar, ndërsa shton se “nxorri Gaztorin për të lexuar emra të falsifikuar, që po denoncohen në media”.

 

Reklamë

 

Deklarate – Partia Demokratike- Foltorja

Per jave me radhe demokratet nga gjithe Shqiperia, dege pas dege kane publikuar me gojen e tyre emrat e delegateve qe kane firmosur per thirrjen e Kuvendit te pare ne historine e vendit qe mblidhet me kerkesen e anetaresise.

 

Sot ne nje krize paniku ne diten e fundit si kryetar Basha nxorri Gaztorin e tij per te lexuar nje liste qe po denoncohet nga shume demokrate si e falsifikuar dhe ku duket qarte fryrja fiktive e mandateve te qarqeve krahasuar me kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqeruar me funksionet e tyre perkatese, apo se ciles dege i perkasin. E gjitha kjo per te krijuar turbullire ne vend te transparences me shpresen se do krijojne konfuzion!

Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgje nuk mund ta ndale vullnetin e mijera delegateve demokrateve per te marre pjese ne Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkepuse perfundimisht Partine Demokratike nga pazaret Rama – Basha duke ja kthyer ate demokrateve!

 

Ftojme te gjithe demokratet dhe delegatet e Kuvendit te bashkohen ne Ditelindjen e Partise Demokratike per te dale nga rrethi vicioz i humbjeve dhe per te nisur rrugetimin tone drejt FITORES!

Vazhdo të lexosh

Reklamë