Subscribe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë vijojnë kontrollet në terren për bllokimin e mjeteve luksoze.

 

Rreth 100 automjete luksoze, prodhime të viteve të fundit, janë bllokuar përkohësisht me qëllim verifikimin e tyre në sistem, nëse rezultojnë të vjedhura apo nëse pronarët e tyre arrijnë ta justifikojnë blerjen.

 

Pas verifikimeve, pjesa më e madhe e automjeteve u janë rikthyer pronarëve sepse nuk rezultuan me probleme.

 

Der më tani, 9 automjete luksoze gjenden në Komisariatet e Tiranës. Shumica e makinave të bllokuara i përkasin viteve 2015-2019, të cilat janë blerë me një çmim të lartë.

 

 

Përveç FNSH-ve, në aksion janë të përfshirë edhe efektivët e Shqiponjave, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor.

 

 

Nga ana tjetër, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në komisariat 134 persona, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *