Deputetja demokrate, Flutura Açka u ka kërkuar socialistëve që të respektojnë figuren e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ka theksuar se askush nuk mund t’ia përmendë vdekjen.

 

Flutura Açka u shpreh se për sa kohë Berisha është në Parlament mazhoranca duhet te tregohet e kujdesshme, pasi sipas saj askush nuk e meriton vdekjen.

 

” Në këtë Parlament fjala vdekje përsëritet aq shpejt sa është kthyer në një makth për ata që ju dëgjojnë nga jashtë. Ky Parlament nuk duhet të flasë për vdekjen por për jetën, për shpresën. Njerëzit e përdorin për Sali Berishën, ju i dini qëndrimet e mia për Sali Berishën, por askush nuk mund t’i përmendë vdekjen njeriut, sa kohë tjetri është në Parlament dhe ka të drejtën e fjalës së tij.

Më duket një gjë shumë e shëmtuar, që përmendet kaq shpesh fjala vdekje. Ju këshilloj të ristrukturoni sensin dhe njerëzve t’i jepni të drejtën të vdesin ashtu siç ata mendojnë se duhet të vdesin, në këmbë, ulur shtrirë, është drejta e tyre dhe për sa kohë janë në parlament jeni të detyruar të respektoni dhe të përmendi sa më pak fjalën vdekje, kjo është këshilla ime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *