Subscribe

Rreth 19 mijë emigrantë të jashtëligjshëm janë kapur nga Policia Kufitare gjatë vitit 2021. Një numër më i lartë krahasur me vitin paraardhes. Për Vizion Plus, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kufitare, Eduart Merkaj thote se pjesa më e madhe janë kapur në pikat kufitare dhe jo brenda terirtorit shqiptar.

 

“EDUART MERKAJ

DREJTOR I PERGJITHSHEM I KUFIRIT

Kemi një numër rreth 19 mijë shtetas emigrant të parregullt, kryesisht nga vendet në konflikt. Rreth 90% e ketyre shtetasve janë të kapur në vijën kufitare dhe jo në territor. Nga kjo shifër prej 19 mijë emigrantësh të parregullt, 10.615 shtetas janë shtetas që janë kapur për herë të parë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër prej më shumë se 8.400 shtetas janë përsëritës.”

 

Sa i takon kërkesave për azil, Merkaj konfirmon se ka një ulje të numrit të tyre. Pas trajtimit në qendrat e posaçme, emigrantët kthehen sërish drejt vendit të origjinës.

 

“Për këtë vit kemi patur numër në ulje përsa i përket kërkesave për azil. Janë rreth 66 shtetas të cilët kanë kërkuar azil në Republikën e Shqipërisë që është një numër shumë më i ulët sa i përket vitit të kaluar. Pjesa tjetër e këtyre shtetave, ose janë trajtuar në bazë të ligjeve dhe standarteve të Policisë Kufitare, ose janë trajtuar me largim të menjëhershëm vullnetar në momentin që nuk kanë plotësuar kushtet për të qënë si azil kërkues në Shqipëri.”

Fluksi i emigrantëve që shfrytëzojnë Shqipërinë si koridor drejt BE, ka rritur edhe trafikimin.Gjate vitit qe lame pas jane arrestuar 132 persona, pjesa më e madhe shqiptarë, por edhe shtetas të huaj.

“Janë rreth 124 raste me 132 autor të cilët janë evidentuar dhe janë referuar materialet në Prokuroritë Gjyqësore. Është e vërtet që pjesa më e ngjedhur e kësaj situate është pjesa me Korçën. 107 shtetas janë shqiptarë dhe 25 të tjerë janë shtetas të huaj.”

 

Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit me vendet fqinje si dhe FRONTEX në menaxhimin e situatës së emigrantëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *