Rreth 250 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë pranë Urgjencës Pediatrike të Qsut, prej të cilëve 25 prej tyre shtrohen. Mjeku pediatër Albert Koja thotë se infeksionet virale dhe gastrointenstinale janë ato të cilat dominojnë më tepër gjatë kësaj periudhe.
“Ditët e fundit fluksi i paraqitjeve në urgjencën e Qsut është rreth 250 fëmijë në ditë, krahasuar kjo me mesataren vjetore, nuk ka ndonjë shtim të fluksit. Diagnoazat janë ato të verës, gastroenteritet, virozat, infeksionet virale helmimet nga ushqimet. Mesatarsisht janë rreth 25 shtrime në ditë përfshirë dhe shtrimet që vinë nga rrethet.“
Mjekët këshillojnë prindërit për më shumë kujdes të shtuar nga ana e tyre. Bluzat e bardha thone se duhet ti drejtohen menjëherë spitalit kur simptomat tek fëmija zgjasin për disa ditë radhazi.
Prindërit nëse fëmija ka temp të lartë duhet të paraqiten pranë ambulancave të lagjeve pikave të bregdetit, që të marrin ndihmën e parë aty.
Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as rastet e pickimeve nga insektet apo gjarprinjtë të cilat sipas mjekëve nuk kanë pasur komplikacione.
/vizionplus.tv





