Subscribe

Mbi 7 mije shtetas te huaj kane hyre gjate dy ditëve te fundit nga pika e kalimit kufitar e Qafë-Thanës, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë të  Maqedonisë së Veriut.

Në këtë pikë kufitare fluksi në orët e para të mëngjesit te se shtunës është shtuar shumë për shkak të problemeve me internetin. Problem që ka krijuar radhë të gjata në të dyja anët e kufirit.

Shqiptarët janë shprehur se vijnë për të kaluar pushimet në qytetet bregdetare të vendit tonë madje ata para Shqipërisë janë shprehur se nuk zgjedhin asnjë vend tjetër për të kaluar pushimet.

Gjatë 48 orëve të fundit kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut rreth 5000 shtetas më të shumtit vazhdojnë të përdorin vendin fqinj transit për të kaluar drejt Greqisë.

 

Për të përballuar fluksin në rritje pala jonë në pjesën më të madhe të kohës punon me 6 sportele në hyrje dhe dalje sportele që shkojnë në 8 kur fluksi i lëvizjeve është më i madh kryesisht në orët e para të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *