Mijëra qyterarë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të strehuar gjatë këtyre ditëve në Kosovë po rikthehen në Shqiperi.

 

Informacionet bëjnë me dije se në pikën e kalimit kufitar Morinë, është krijuar fluks i lëvizjes së makinave nga kthimi i qytetarëve nga zonët e prektura të cilët janë shprehur se janë kthyer për shkak të punës  ose vlerësimin e dëmeve.

 

Ndërkohë për të përballuar situatën e krijuar si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit policitë e dy shteteve kanë marrë te gjitha udhëzimet për krijimin e lehtësirave të lëvizjes në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *