Në vend kalimet kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës vazhdon fluksi I përditshëm I qarkullimit të udhëtarëve.

Mbi 10 mijë persona në ditë lëvizin në seicilën nga këto dogana tani në përfundim të sezonit të pushimeve. Vihet re se lëvizjet më të shumta të mjeteve dhe njerëzve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë me drejtimin e daljes nga Shqipëria për në Greqi.

Për datën 25 Gusht, në Kapshticë kanë hyrë 4133 persona dhe kanë dalë 6388 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Pjesa më e madhe e udhëtarëve me dalje në Greqi janë emigrantët shqiptarë që kthehen në vendin fqinj.

Ndërsa në Qafë-Thanë sipas burimeve nga policia kufitare kanë hyrë 5811 persona dhe kanë dalë 3468 shtetas të huaj e shqiptarë. Hyrja më e madhe e udhëtarëve sesa dalja e tyre shpjegohet me ardhjen e pushuesve ditorë në bregdetin shqiptar.

Dogana e Kapshticës aktualisht funksionon me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje nga ana e palës shqiptare. Nuk ka të dhëna për pritje të gjata të udhëtarëve në dy pikat e kalimit kufitar më të mëdha të juglindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *