E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks i lartë hyrjesh e daljesh në pikat kufitare të Kapshticës e Qafë Thanës

Fluksi i levizjeve në dy pikat e kalimit kufitar atë të Kapshticës dhe Qafë Thanës vijon të jetë i lartë si në hyrje ashtu dhe në dalje.

 

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në Kapshticë në 24 orët e fundit kanë hyrë e kanë dalë nga kjo pikë kufitare në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas më shumë se 7200 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Reklamë

Për të përballuar fluksin e lëvizjeve në Kapshticë po punohet me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

 

Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 4042 dhe kanë dalë 3392 shtetas të huaj e shqiptarë, ndërsa po punohet me 2 sportele në hyrje e 1 në dalje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë