Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo i është përgjigjur deklaratës së PD lidhur me kandidaturat për zgjedhjet e 6 marsit.

 

Garo thekson se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD sot ka respektuar vullnetin dhe iniciativen e figurave të Partisë Demokratike për të kandiduar.

 

Sipas Garos, në ‘zgjedhjet e pjesshme te 6 Marsit, demokratët do të përfaqësohen të lirë dhe me dinjitet me kandidatët që kanë përzgjedhur vetë dhe jo me kukullat e marra peng nga Edi Rama’

 

“Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD sot ka respektuar vullnetin dhe iniciativen e figurave te Partise Demokratike per te kandiduar.
Neser do te jene demokratet qe per here te pare do kene mundesi te zgjedhin vete kandidatet e tyre permes parimit nje anetare nje vote!
Koha kur kandidatet blinin te drejten e kandidimit duke paguar haraçin tek Lulzim Brava ka marre fund.

 

Ne zgjedhjet e pjesshme te 6 Marsit, demokratet do te perfaqesohen te lire dhe me dinjitet me kandidatet qe kane perzgjedhur vete dhe jo me kukullat e marra peng nga Edi Rama! Neser votojme kandidatet e fitores dhe opozites se vertete! Vetem te bashkuar do sjellim shprese dhe fitore”, shkruan Garo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *