E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Floriana Garo: Basha do të sigurojë që çdo familje të jetojë një jetë të denjë

Zëdhënësja e PD për fushatën, Floriana Garo deklaroi se Shqipëria mund të bëjë përpara vetëm me Lulzim Bashën.

 

Në një dalje për mediat, Garo u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë më për Partinë Socialiste më 25 prill.

 

Reklamë

Sipas saj, nëse bëhet diçka e tillë, vendi ynë do të vazhdojë në rrugën e dështimit.

 

“Shqipëria kërkon ndryshim. Ndryshmi nis duke garantuar të ardhurat tuaja, prandaj duhet rritur paga minimale. Në 8 vite më Ramën, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë. Rama nuk do ta sjellë ndryshimin në Shqipëri, ne nuk duhet ta lëmë atë të vazhdojë. Dështimi po troket në derë për herë të tretë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara. Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe për një mandat të tretë. Lulzim Basha, i cili hartoi plane konkrete të detajuara me një ekip ndërkombëtar ekspertësh, do të sigurojë që çdo familje në Shqipëri të mund të jetojë një jetë të denjë. Më 25 prill, të gjithë ne do të votojmë për Bashën dhe Partinë Demokratike, për t’i sjellë shpresë Shqipërisë. Shqipëria fiton!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë