Eduart Merkaj pritet të emërohet zyrtarisht në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Merkaj pritet të zëvendësojë në këtë detyrë Florian Sulejmanin, i cili dha dorëheqjen më 9 korrik 2025.
Merkaj ka qenë edhe më herët në krye të AMP, në kohën kur ky institucion quhej SHÇBA.
Merkaj ka qenë gjithashtu edhe në radhët e Policisë së Shtetit ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si Drejtor te Policia Kriminale, apo te Departamenti i Kufirit dhe Migracionit.
Pas largimit nga Policia, Merkaj uangazhua si këshilltar pranë BKH-së./vizionplus.tv





