Këngëtari i njohur Flori Mumajesi postoi në rrjetet sociale një koment të ndjerë në lidhje me humbjen e nënës së tij, në një datë që duhet të ishte shumë e vecantë për të.

 

Flori shkruan se nëna e tij u nda nga jeta pikërisht në datën e tij të lindjes, duke bërë që ai të mos e përjetojë më ditën e shënuar të lindjes sikurse do të ishte në normalitet.

 

Flori e postoi komentin e tij mbi foton e vjetër dalë në preherin e nenës së tij.

 

Artisti I talentuar shton se humbja e mamasë është aq e madhe saqë nga dhimbja që ndjen nuk gjen më forcë as për pasionin e tij më të madh siç është muzika.

 

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”, shkruan Flori ne instagram.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *