Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu, i cili u dhunua nga grabitësit në banesën e tij, ka dhënë dëshminë e saj. Për mediat, ajo ka treguar se në momentin që grabitësit e armatosur hynë në shtëpi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ajo ishte në gjumë, dhe se ishte zgjuar nga ulërimat e babait të saj.

E reja u shpreh se disa prej grabitësve ishin veshur me uniforma policie, ndërsa të atin e gjeti në gjendje shumë të keqe, pa ndjenja, e të mbuluar me gjak.

“Ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, që babi im nuk e meritonte fare. Familja jonë se meritonte. Një njeri që nuk i ka hyrë kurrë në hak, shumë i drejtë. Na ka rritur me djersë, na ka shkolluar. S’ka njeri që t’i thotë një fjalë të keqe. Kemi parë një traumë, pasi në dhomën tonë ishin 3 policë. Ishin me kostume sportiv dhe me kapele. Mund të kenë ardhur në orën 01:30 dhe kanë ikur në 03:50. Ishin me pistoleta. Ata më pas ikën. Zbritëm poshtë. Pas 10 minutash ka ardhur xhaxhi, shembi dyrtë. Ne ishin në dhomën tonë në kat të tretë. Ishim të mbyllur me çelës, na kishin marrë dhe telefonat. Më pas vjen xhaxhi. Kur shkojmë në dorë, hapim derën dhe shohim babin. Unë kam marr të fejuarin në telefon dhe i them; më kanë vrarë babin. Babi im ishte pa ndjenja, në gjendje si mos më keq. Ishte i lidhur nga të katërta anët, gjak gjithë vendi. Nuk hyje dot në dhomë. Se di se si mund të kenë atë masakër 10 veta kundër një personi. Se di se ça donin të gjenin ata persona në këtë shtëpi. Kanë zgjatur aq shumë. Ata betoheshin për familje. Por ata s’kanë familje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *