“Flasim” është Podkasti më i ri, nga kryeministri Edi Rama që do të nisë së shpejti.

 

Rama në një video në rrjetin social shprehet se kjo do të jetë një eksperiencë e re për të dhe shton se të ftuar do të jenë njerëz të ndryshëm, të njohur ose të panjohur, madje edhe  kundërshtarë, nësa këta të fundit do ta pranojnë ftesën.

 

Pjesë e Podcastit pritet të jenë edhe personazhe të njohur nga bota e artit, kulturës apo medias.

 

Flasim, është një eksperiencë e re për mua dhe ju. Flasim është Podkasti im, i menduar për të folur lirshëm, në praninë tuaj, me njerëz të njohur, a të panjohur. Me personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias. Shqiptarë të huaj miqësorë apo jo ndaj meje, por edhe protagonistë të tjerë shqiptarë, aty ku nuk hynë sytë e vëmendjes publike. Madje edhe kundërshtarë, pse jo, nëse pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira. Flasim”, thotë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *